Për shkak të mungesës së barnave ndërroi jetë pacienti, arsyetohet ministri Filipçe

Për shkak të mungesës së terapisë, në Maqedoni ka ndërruar jetë një pacient i cili vuante nga Hipertenzia Pulmonale, por nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) deklarojnë se terapia ka qenë e siguruar, mirëpo pacienti për shkak të përkeqësimit të gjendjes nuk ka shkuar që ta marrë.

Marketing

“Edhe pse për pacientin ministri Venko Filipçe ka siguruara barëra, për fat të keq, për shkak të përkeqësimit të situatës, ai nuk ka ardhur që ta marrë terapinë dhe ka ndërruar jetë. theksojmë se pacienti nuk ka vuajtur vetëm nga Hipertenzia Pulmonale, të cilën e konsiderojmë si sëmundje të rrallë, dhe për këtë Ministria i ka siguruar barërat të cilat janë të nevojshme për trajtim dhe shërim, por ajo është vetëm pasojë e sëmundje primare kardiologjike”, thanë nga MSH-ja.

Pacienti me Hipertenzi Pulmonale ka ndërruar jetë para katër ditësh, për shkak se nuk i ka marrë barërat e nevojshme. Ai në fillim nuk ka marrë terapi falas nga Ministria e Shëndetësisë për shkak se sëmundja e tij nuk hyn në grupin e sëmundjeve të rralla.

Por pas reagimit të Shoqatës për Hipertenzi Pulmonale te institucionet shtetërore, se kjo qasje është diskriminuese, atëherë u është premtuar se terapia do ti jepet pacientit.