Për shkak të punëve ndërtimore ndryshon linja e autobusit numër 9

Stacioni i autobusit “Jugodërvo” është jashtë përdorimit për shkak të rikonstruimit të rrugës në bulevardin “Koço Racin” dhe regjimit të vendosur rrugor, kumtoi Ndërmarrja qarkulluese publike “Shkup”.

Marketing

NQP informon se për shkak të ndërhyrjeve ndërtimore, autobusi me numër 9 qarkullon përmes linjës së ndryshuar në drejtim nga Shkup Veri drejt Qendrës klinike, gjegjësisht, autobusët përmes Bit Pazarit kthejnë në të djathtë përmes bulevardit “Goce Delçev”, majtas përmes bulevardit “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, (prej tek TKM), tek Spitali i qytetit majtas përmes bulevardit “11 Tetori” (Tregu i gjelbër) dhe djathtë përmes bulevardit “Koço Racin” vazhdojnë përmes linjës së zakonshme.

Në drejtim nga Qendra klinike drejt Shkup Veri, automjetet qarkullojnë sipas linjës së tyre të rregullt. “Ndryshimet e theksuara do të vlejnë deri në sigurimin e kushteve në terren për regjim të zakonshëm të funksionimit të transportit publik”, thekson NQP.