Seanca e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në të cilën do të debatohet për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva do të jetë e mbyllur sepse materiali është klasifikuar i besueshëm vendosën sot anëtarët e komisionit.
Kryetari i i Komisionit Ilija Dimovski, para fillimit të seancës deklaroi se për fat të keq nuk ka marrë leje nga Këshilli i Prokurorëve Publik për deklasifikimin e raportit.
“Nga pikëpamja formale-juridike, jemi sjellë në situatë që duhet ta mbyllim seancën sepse përndryshe nuk do të jemi në gjendje të rishikojmë materialin i cili ka statusin e materialit të besueshëm gjegjësisht të klasifikuar. Ky është detyrim ligjor megjithëse besojmë që opinioni meriton më shumë informacione rreth të gjithë skandalit me PSP-në sepse kjo është çështje dhe temë me interes më të lartë publik për momentin”, tha Dimovski.
Sidoqoftë, thotë ai, është e sigurt që opinioni gjatë ditëve në vijim të informohet për detajet çka ka punuar Janeva dhe PSP-ja në të kaluarën rreth “Rektetit” dhe lëndëve të tjera.
Dimovski pret qasje konstruktive nga të gjithë deputetët sepse, siç theksoi ai, kjo procedurë do të nënkuptojë marrjen e përgjegjësisë për të sanuar një situatë që është absolutisht e qartë dhe konstatuar nga organet kompetente shtetërore dhe për këtë arsye Parlamenti është i detyruar ta përfundojë atë.
Informoi se prej 13 anëtarëve të komisionit 10 kanë certifikatë sigurie e cila është e nevojshme për rishikimin e materialeve të klasifikuara. Por shtoi se ka edhe 13 zëvendës, prej të cilëve 10 gjithashtu kanë certifikatë sigurie. Materialin mund ta shikojnë vetëm anëtarët me certifikatë sigurie në kohë të caktuar dhe në hapësirën ku mbahet seanca, pas së cilës do të hapet debat.
Vendimin eventual gjegjësisht rekomandimi në plenumin kuvendor për shkarkimin e Katica Janevës, komisioni e miraton me shumicë të thjeshtë. Dimovski pret të ketë numër të mjaftueshëm të deputetëve që të miratohet vendimi.
I pyetur nëse dorëheqja eventuale e Janevës ndërkohë do të ndryshonte diçka, u përgjigj se procedura do të ishte e njëjtë si për shkarkimin e saj, ndërsa kjo do të thotë ndërlikim i panevojshëm dhe humbje kohe.
Lidhur me mbështetjen e nevojshme nga katër grupet më të mëdha të deputetëve, ai tha se sot kanë pasur koordinim me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi dhe tre partitë më të mëdha politike. E katërta mbetet dilemë, duke pasur parasysh që Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Partia Socialiste kanë nga tre deputetë. Xhaferi do t’u dërgojë letra këtyre tre palëve për të zgjidhur problemin procedural.
Dimovski tha edhe se deputetët e VVRO-DPMNE-së do ta mbështesin raportin e Këshillit të PP për shkarkimin e Janevës, ndërsa shpreson se këtë do ta bëjnë edhe kolegët e tyre nga partitë tjera politike.