Për shtatë muaj, tre milionë turistë në Shqipëri

Shqipërinë e zgjodhën si destinacion pushimesh 20 mijë polakë më shumë se një vit më parë. Për numrin e rritjes, polakët janë në vendin e parë me 78 mijë.

Marketing

Shifrat e shtatë muajve të parë të këtij viti tregojnë se në Shqipëri kanë hyrë tre milionë të huaj. Grupi më i madh i pushuesve në Shqipëri vijojnë të mbeten shtetasit nga Kosova.

Pushuesit polakë janë ata që kanë rritjen më të madhe në numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për muajt janar-korrik të këtij viti.

Mbi 33 % është rritja vjetore e pushuesve polakë, të cilët sipas INSTAT llogariten në mbi 78 mijë për shtatë mujorin e vitit 2018, shkruan Top Channel.

Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe integrimi i i tij me rrjetin e agjencive ndërkombëtare ka bërë që pushuesit të mos vijnë vetëm spontanisht por edhe në mënyrë të organizuar.

Si numër të përgjithshëm, kosovarët zënë vendin e parë me mbi 911 mijë vizitorë.

Për t’u rikthyer tek shifra e turistëve të hyrë në Shqipëri në shtatë mujorin e vitit 2018 është gati tre milionë me një rritje prej 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marketing