Për të ardhmen partiake të deputetes Remenski,do të vendos LSDM

Të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe të mos nxitohet me konkluzione, ky është komenti i Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, pasi Prokuroria Publike e shpalli të dyshuar Frosina Remenskin nga LSDM-ja, në rastin “Reket”. Në një intervistë për MIA-n, Spasovski konfirmon se për të ardhmen partiake të deputetes Remenski, do të vendoset së shpejti në “Bihaqka”. Pritjet e tij janë që institucionet të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe publiku ta dijë të vërtetën.

Marketing

Unë dua që prezumimi i pafajësisë të respektohet, por duhet të marrim edhe vendime të duhura brenda partisë. Kështu që pres që debati të hapet në parti. Përndryshe, unë thjesht pres që institucionet e sistemit të punojnë dhe të gjithë të përfshirët jo vetëm në këtë rast, por kushdo që është i përfshirë në veprimtari kriminale, për çfarëdo qoftë, në çdo rast, në çdo institucion duhet të mbajë përgjegjësi – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Ndërkaq informatat e fundit për rastin Reket thonë se Katica Janeva do të mbetet në spital deri të hënën, këtë e konfirmoi për Alsat, avokatja e saj Irena Fërçkovska. Tensioni i lartë i gjakut mbetet arsyeja për shtrimin në spital të ish-shefes së PSP-së. Informacioni fillestar nga Klinika Zhan Mitrev ishte se Janeva ishte sjellë në gjendje para infarktit. Tani ajo dhe ekipi i avokatëve që po e mbrojnë atë, janë duke pritur një vendim gjykate, nëse do të pranohet kërkesa që të shkojë në arrest shtëpiak. Si garanci ofrohen pasuritë e paluajtshme. Dhe që nga e enjtja, Katica Janeva është e akuzuar tashmë në rastin “Reket”.

Ata ndoshta do ta mbajnë deri të hënën, për hetime të mëtejshme. Le ta marrim aktakuzën së pari, por me siguri se do të apelojmë – deklaroi Irena Fërçkovska, Avokate e Katica Janevës.

Por, për shkak të festave këtë fundjavë, avokatët e Janevës ende nuk e kanë marrë aktakuzën. Aktakuza pretendon se ish-shefja e PSP-së akuzohet, për marrjen e 50,000 eurove para në dorë dhe mobilje me vlerë disa mijëra euro për lirimin e biznesmenit Orce Kamçev. Për të njëjtin rast dyshohen gjithashtu Bojan Jovanovski ose “Boki 13” dhe Zoran Milevski – Kiçeec, të cilët për të njëjtin qëllim morën 1.5 milion eurove.