Për të shitur hamburger në shesh, mbyll restorantin me 3 yje

Një muaj pasi fitoi yllin e tretë ”Michelin”, kuzhinieri spanjoll Dani Garcia njoftoi dje se do të mbyllte restorantin për të shitur hamburgerë në shesh.

Marketing

“Pas vlerësimit me yllin e tretë ‘Michelin’, mblodha stafin tim për t’i komunikuar një vendim të rëndësishëm. 2019 do të jetë sezoni i fundit për ‘Dani Garcia’”, shkruan shefi i kuzhinës në Tëitter, duke iu referuar restorantit që mban emrin e tij në Marbella, një zonë luksoze bregdetare e Andaluzisë.

Në një intervistë për “Vanguardia”, ai njoftoi se restoranti do të mbyllej më 22 tetor 2019 dhe do të shndërrohet në një restorant “ala steak house” ku do të shiste hamburgerë.
Restoranti “Dani Garcia” u rendit 21 nëntorin e kaluar i njëmbëdhjeti në Spanjë që mban yllin e tretë ”Michelin’’, çmimi më prestigjioz që jepet nga një ekip francez në fushën e gastronomisë.