Për të udhëtuar pa viza në Zonën Shengen duhet t’i dini këto gjera

Kosova sot, zyrtarisht, mori dritën e gjelbër përmes rekomandimit pozitiv për heqjen e vizave nga Komisioni Evropian.

Marketing

Kjo u bë e ditur në në konferencën për media të Komisionarit Evropian për fqinjësi të mirë, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Por çfarë duhet të dinë qytetarët e Kosovës kur liberalizimi i vizave të hyjë në fuqi, e që pritet të bëhet deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër.

Kosovarët mund të udhëtojnë në gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Këto dy shtete nuk janë pjesë e Zonës Shengen, prandaj edhe më tej kosovarët do të duhet të marrin vizë, shkruan lajmi.net.

Për të udhëtuar në Zonën Shengen ju duhet ta keni pasaportën biometrike dhe qëndrimi mos të jetë më shumë se 90 ditë, në të kundërtën do të hyni në të ashtuquajturin “shengën i zi”.

Marketing