Për tri orë e gjysmë Trusti pranoi 120,000 aplikime

Të dhënat e kontributpaguesve në Kosovë nuk janë cenuar dhe 120,000 persona kanë aplikuar për tërheqje të 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Marketing

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Adrian Zalli, drejtor i Fondit Pensional të Kosovës, duke iu referuar një periudhe prej tri orësh e gjysmë kur ka folur për numrin e aplikimeve.“Nuk kemi pretenduar se gjithçka mund të parashikohej por veprimi i marrë sot kishte të vetmin qëllim: sigurinë e kontribuuesve”, është në njoftimin e Fondit të Kursimeve Pensionale.

Ndërkohë përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ky institucion ka bërë të ditur se për shkak të dyshimeve për sigurinë e faqes fillestare për tërheqje të mjeteve, Departamenti i Teknologjisë ka ofruar adresë të re.

Më herët gjatë ditës së premte, Ruzhdi Morina, nga ky institucion ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se faqja online e Trustit ka qenë cak i sulmeve kibernetike.

“Bëhet fjalë për sulm kibernetik dhe jo mbingarkesa nga qytetarët. Besoj se për disa minuta faqja do rregullohet”, ka thënë kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomikeqytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.