Gjatë kontrollit të kryer dje nga policë të Sektorit për punë të brendshme të Tetovës, nga ora 11 deri në orën 16, janë konstatuar 51 shkelje, nga të cilat 37 në Tetovë dhe 14 në Gostivar, që kanë të bëjnë kryesisht me mos respektimin e sinjalizimit horizontal dhe vertical nga këmbësorët, apo sinjalin e policit.
Pjesa më e madhe e shkeljeve, sipas Sektorit për Punë të Brendshme, kanë të bëjnë me kalimin e rrugës jashtë zebrave, për të cilat edhe janë shqiptuar dënimet adekuate.
Duke vepruar sipas Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë, janë përgatitur 50 fletëpagesa për kundërvajtje, Tetovë-36 dhe Gostivar -14, dhe po aq thirrje për Edukim në trafik, si dhe një vërejtje me shkrim.
Në këtë aksion kontrollues, janë konstatuar edhe 18 lloje tjera të shkeljeve në trafik (TE-16 dhe GV-2) të cilat gjithashtu janë sanksionuar me parashtresa të parapara ligjore.