Për vitin 2021, DAP përpiloi dhe dorëzoi fletparaqitje FVT për 787.643 qytetarë. Në bazë të analizave, një pjesë e të dhënave janë si vijojnë
Janë shprehur bruto të ardhurat vjetore rreth 366,6 miliardë denarë, ndërsa tatimi i përllogaritur është në shumë prej 22,3 miliardë denarë.
Në krye të listës me të ardhura bruto vjetore të paraqitur për vitin 2021 me 244,2 milion denarë është qytetar nga Shkupi.
Bruto rroga më e lartë vjetore në vitin 2021 i është paguar qytetarit nga Shkupi me shumë prej 122,3 milion denarë.
Fitimi më i lartë kapital është me shumë prej 130,1 milion denarë, ndërsa dividenda më e lartë e paguar është me shumë prej 203 milion denarë të qytetarit nga Velesi.
Banor i Resnjës ka realizuar të ardhura më të larta në shumë prej 12, 6 milion denarë nga shitja e prodhimeve bujqësore.
Person i cili në vitin 2021 kishte 8 vjet, ka realizuar të ardhura në shumë prej 1,2 milion denarë.