Për vitin e ardhshëm tani premtohen 1500 euro rrogë për mjekët

Ministria e Shëndetësisë sërish ka dhënë premtimin se rroga e mjekëve do të mbërrijë mbi 1500 euro apo 100 mijë denarë. Ky premtim ishte bërë nga LSDM si pjesë e programit elektoral. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë thotë se përkushtimi i tyre do të jetë që rroga prej 100 mijë denarëve të arrijë gjatë vitit të ardhshëm, gjegjësisht 2020.

Marketing

Sipas kësaj ministrie, Ligji për veprimtari mjekësore do të përmirësojë kushtet për punë të punonjësve mjekësor, por do të mbrohen edhe të drejtat dhe detyrimet e mjekëve. Por gjithashtu një nga masat e këtij ligji do të jetë forcimi i kushteve për marrjen e licencës për punë si mjekë.