Për Zaevin buxheti në kondicion të shkëlqyer, VMRO-DPMNE me kundër argumente

– Të rrejshme dhe absolutisht të pasakta janë të dhënat me të cilat tentoni t’i manipuloni qytetarët për gjendjen financiare në shtet, buxheti është në kondicion të shkëlqyer, ndërsa aftësia pagesore e madhe, u tha kryeministri Zoran Zaev deputetëve të VMRO-DPMNE-së gjatë vazhdimit të sotëm të debatit për zgjedhjen e ministrave të rinj dhe zëvendësministrave.

Marketing

Kjo Qeveri, theksoi Zaev, investon në infrastrukturë, ndërton rrugë prej mbi 500 kilometra në vlerë prej mbi 500 milionë euro kudo në shtet, ndërton hekurudha dhe gazsjellës dhe jo muze dhe përmendore siç bënte VMRO-DPMNE.

“Për çfarë shpresa të rrejshme që po ua jepkëshim qytetarëve flisni, kur për vetëm dy vjet e stabilizuam gjendjen ekonomike. Pagat në administratën publike janë duke u rritur, e shlyem borxhin që e keni bërë ndaj bujqve, ka mjete për fonde intervente… Si është e mundur e gjithë kjo dhe prej ku para nëse është e keqe situata financiare e shtetit dhe nëse vendi nuk është stabil financiarisht? Gjendja jo vetëm se është e mirë, por edhe do të vazhdojë të përforcohet”, nënvizoi kryeministri.

Shtoi edhe se ministrja e re e Financave me aftësitë menaxheriale të veta në mënyrë plotësuese do të kontribuojë që të shfrytëzohet kjo, siç tha, periudhë shumë e rëndësishme për ne dhe do të ndihmojë në maksimizimin e efekteve, para së gjithash për qytetarët.

Lidhur me qeverisjen e së drejtës, përmendi se ky është një prej kushteve më të rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja.

“Në tre vitet e fundit qeverisja e së drejtës është përmirësuar shumë, por duhet punuar akoma më fort. Sot ka procese transparente për të cilat flet opinioni, hapen procedura, gazetarët i ndjekin në seancë gjyqësore”, tha kryeministri.

Debati i cili filloi dje edhe sot vazhdoi me përplasjet midis deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Zhaklina Peshevska e VMRO-DPMNE-së u tha kolegëve të LSDM-së dhe koalicionit se e kanë kaluar mandatin dhe kanë ngelur në matricën “çfarë bën VMRO-DPMNE”, në vend se të ballafaqohen me realitetin dhe të fillojnë të punojnë.

Sipas deputetit Samka Ibaimovski, buxheti punon sikur ora zvicerane, të gjitha taksat paguhen në kohë. VMRO-DPMNE, theksoi Ibraimovski, debaton me të dhëna të lexuara nga faqja e Ministrisë së Financave, që tregon vetëm se sa është transparent pushteti.