“Perandoria”, ngrihet pasuria e të dyshuarve

Gjykata Penale ka ngrirë një pjesë të kompanive të personave të dyshuar në rastin e Prokurorisë Speciale për shpërlarje parash të koduar me emrin “Perandoria”.

Marketing

Gjykata ka njoftuar se ka pranuar propozimin e PSP-së për përgatitjen e vendimit për bllokimin e transakcioneve që janë nën dyshim.

Avokatët e të dyshuarve sot paraqitën një ankesë pranë njësisë së Shkupit kundër vendimit për paraburgimin e pesë personave, përfshirë biznesmenin Orce Kamçev. Në listën e të dyshuarve është edhe ish-drejtor i policisë sekrete, Sasho Mijalkov.

Të dyshuarit në lëndën “Perandoria” gjatë periudhës së viteve 2002-2013, kanë kryer vepra penale personalisht ose përmes ndërmarrjeve që i posedojnë.