Përballja e ish-krerëve të UÇK-së me Hagën, producenti kosovar që u nominua për Oscar paralajmëron film

Aktori dhe producenti kosovar i filmave, Besnik Krapi, i cili ishte nominuar për çmimin Oscar me filmin e tij “Në kërkim të Venerës”, ka thënë se në përballje me një “Përrallë Kafkiane” e cila përfshinë edhe themeluesit e Republikës së Kosovës të cilët gjenden në Gjykatën Speciale, mbase do të eksperimentoj drejt realizimit të një filmi për gjithë atë që po ndodh në Holandë.
Krapi ka shkruar se shpesh realiteti shpesh e tejkalon trillimin.

Marketing

Ky reagim i Krapit vjen pasi dje me një vendim të Gjykatë së Hagës pas kërkesës së Prokurorisë, ish-krerët UÇK-së do të përballen me kufizime të jashtëzakonshme të takimeve dhe bisedave.

Kjo pasi Prokuroria i ka përgjuar ata brenda Qendrës së Paraburgimit dhe pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë shkelur rregullat e Gjykatës me synim të “prishjes së procedurave endikimit të dëshmitarëve “

“Si producent filmash, kam krijuar një film të nominuar për Oscar që përshkruan luftën dhe gjenocidin – një projekt për të cilin jam krenar. Realiteti shpesh e tejkalon trillimin. Tani, duke u përballur me një përrallë kafkiane që përfshin themeluesit e republikës sonë në Gjykatë Speciale, Unë mund të mendoj për eksplorimin e saj kinematografik”, ka shkruar Krapi.