



Aleanca për Shqiptarët, dega Kumanovë është përçarë dhe këtë e konfirmon edhe Osama Muadini, këshilltar i ASH-së në komunën e Kumanovës, shkruan opinionshqip.live
Muadini në një postim në facebook ka shkruar se ai NUK do të jetë në listën për Këshilltar të ASH-së në Kumanovë! Vendim ky i papritur edhe për mua ky vendim!
Ky është statusi i plotë i Muadinit:
Të nderuar miq, shokë e familjarë,
Të dashur qytetarë,
Unë NUK do të jem në listën për Këshilltar të ASH-së në Kumanovë!
I papritur edhe për mua ky vendim!
Por, kështu kanë vendosur strukturat e ASH Kumanovë, duke filluar nga Nënkryetari i Partisë, Dega ASH Kumanovë (5/17) dhe Kuvendi i Degës (?!), me arsyetimin :
“Kush je ti me qenë në listë?!”
Të dashur qytetarë të Kumanovës,
Dua t’Ju Falenderoj përzemërsisht dhe sinqerisht për besimin, përkrahjen dhe mbështetjen e deritanishme, si Këshilltar Komunal, duke ju kërkuar falje në rast dëshpërimi!
Unë do vazhdoj rrugëtimin politik, në subjektin në të cilin jam një nga themeluesit e tij dhe do të jem zëri qytetarë, me reagimet e mia, ndaj çdo padrejtësie!
I juaji,
Osama Muadini