Në kohën kur shumë vende anekënd botës kundër virusit Corona, në Afrikë është paraqitur virusi më vdekjeprurës në histori të njerëzimit –Ebola.
Afrika aktualisht është kontinenti me më së paku vdekje nga Kovid-19 prej të cilët janë sëmurë rreth 2 milionë njerëz në gjithë botën dhe që ka marr deri tash mbi 100 mijë viktima, por me problem tjetër ballafaqohen njerëz nga pjesa qendrore e këtij kontinenti, shkruan RTS, transmeton “Bota Sot”.
Rasti më i ri i Ebolës është paraqitur në qytetin Beni në Republikën demokratike të Kongos ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).
Pushteti në Kongo planifikonin që të hënën të shpallnin fundin e epidemisë, por kjo nuk do të jetë e mundshme pasi u zbulua rasti i ri në verilindje të vendit.
“Edhe pse nuk janë lajme të mira, ngjarje si kjo janë parashikuar, kemi mbajtur ekipet në Benin dhe në regjionet tjera me rrezik të lartë pikërisht për këtë shkak” ka thënë përfaqësuesi i OBSh Ahanom Gebrejesus.
Si pjesë e “sistemit mbikëqyrës” që përcjell epideminë aktuale në këtë vend, mijëra raste të dyshimta janë duke u ekzaminuar secilën ditë. Në këtë numër hyjnë të gjithë njerëzit që kanë simptoma të ngjashme me Ebolën sikurse që ekzaminohet secili rast i vdekjes.
Hapi pasues është izolimi i secilit kontakt me të prekurin dhe testimi e vaksinimi në rast se dëshirohet dhe nëse statusi shëndetësor e mundëson këtë.
“Organizata botërore e shëndetësisë punon krah për krah me punëtorët shëndetësor nga Komgo tash e 18 muaj dhe ekipet tona po hulumtojnë edhe rastin e fundit. Ndonëse aktualisht pandemia Kovin-19 ka komplikuar shtesë situatën ne do të vazhdojmë përpjekjet që të shpallim fundin e epidemisë Ebola” tha drejtori regjional për Afrikë dr Matshidiso Moeti.