Vazhdojnë të përdhosen tabelat në gjuhën shqipe në Shkup. Këtë herë vandalizmi i tabelave në gjuhën shqipe ndodh brenda parkut të qyteti të Shkupit.
Siç shihet edhe nga fotoja e dërguar pranë redaksisë tonë tabela në gjuhën shqipe është hequr me forcë nga shtylla e ndriçimit dhe është hedhur për tokë, ndërsa ajo në gjuhën maqedonase qëndron “krenare” sipër saj në vendin e duhur.
Na informojnë se kjo tabelë është përdhosur në këtë mënyrë prej të paktën një jave, por mesa duket drejtorit shqiptar të Parqeve dhe Gjelbërimeve të Qytetit të Shkupit por edhe punëtoreve të tij, ku një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë, nuk iu intereson shumë kjo tabelë e përdhosur në këtë mënyrë dhe as kanë marrë guximin ta rregullojnë brenda një jave të plotë.
Ky akt shpreh qartazi se shqiptarët nuk kanë vend në këtë park, edhe pse ata që kujdesen për të duke filluar nga drejtori deri te punëtori më i thjesht janë shqiptarë./Alsat