Përdhunoi shqiptaren, Robinho dënohet me 9 vjet burg 

Robinho dënohet me 9 vjet burg për përdhunimin e një shqiptareje

Marketing

Në Itali ishte dënuar për përdhunim në grup dhe tash vjen konfirmimi edhe nga gjyqi brazilian.

Sipas mediave të atjeshme lokale, Robinho duhet t’i kalojë 9 vjet në burg në vendin e tij të lindjes, në Brazil, përcjell “Gazeta Express”.
Nëntë nga 13 gjykatës së Gjykatës së Lartë të Drejtësisë e aprovuan vendimin e marrë nga gjykata italiane.

Në ditët e ardhshme, ish-futbollisti i Real Madridit, Manchester Cityt dhe Milanit, sot 40 vjeç, do të arrestohet.

Sipas vendimit italian, ish-përfaqësuesi brazilian dhe gjashtë bashkëkombës të tij e kishin dehur viktimën e tyre, që ishte një e re shqiptare, të cilën e kishin takuar në një festë ditëlindjeje, deri në atë pikë sa ta linin pa ndjenja dhe të paaftë për ta mbrojtur veten.

Më pas, ata kanë bërë disa herë marrëdhënie seksuale me të.

Faktet datojnë që nga viti 2013, kur Robinho ishte duke e veshur fanellën e Milanit.
Rasti i tij është vërtetë i rrallë pasi kjo është hera e parë në histori të Brazilit që burgoset një banor i këtij vendi për një krim/vepër të kryer jashtë vendit.

Marketing