Arbitrja Catarina Campos ka nxjerrë për herë të parë një karton të bardhë në futboll. Momenti historik në këtë sport ka ndodhur në ndeshjen e femrave mes Sporting Lisbonës dhe Benfica-s.
Kartoni i bardhë është nxjerr për të mbështetur “fair play”-n. Arbitrja nxori kartonin pasi stafet mjekësore të të dyja ekipeve i erdhën në ndihmë një personi, i cili ishte i ulur në stol dhe pati probleme shëndetësore.
Kartoni i bardhë është pjesë e një sërë nismash të reja në Portugali, të cilat synojnë lojën e ndershme dhe rritjen e kohës efektive të lojës.
Në përfundim, Benfica e fitoi ndeshjen me rezultatin e thellë 5-0 përpara 15,032 tifozëve, rekord për një ndeshje femrash në Portugali. https://twitter.com/B24PT/status/1616835067044577280?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1616835067044577280%7Ctwgr%5Ed7d94103ffeb3ca2143fc2351a8cae83fbc24439%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2F%3Fp%3D984701