Një 20-vjeçare në Rusi ka ndërruar jetë në tualet pasi përdori një celular të vënë në karikim në një prizë aty pranë.
E reja, që është identifikuar si Anastasia, ndërroi jetë si pasojë e një shoku elektrik.
Ajo u gjet pa shenja jete nga nëna e saj, e cila rrëfeu se e gjeti vajzën duke mbajtur në njërën dorë celularin dhe në dorën tjetër një tapë banjoje.
Vdekja e Anastasias si pasojë e përdorimit të celularëve në karikim në ambiente të lagështa, nuk është e para që ndodh në Moskën jugore.
Vetëm së fundmi janë raportuar disa raste të tilla në vend.
Rasti i fundit është regjistruar muajin e shkuar kur një 12-vjeçare nga qyteti ndërroi jetë ndërkohë që përdorte celularin në tualet.