Përdorimi i librave digjital, Carovska: Të paraqiten rastet e shitjes së librave

MASh është e informuar se në disa librari shiten librat për nxënësit e klasës së katërt edhe pse këtë vit duhet të përdoren librat digjital. Kështu deklaron ministrja e arsimit, Milla Carovska, e cila theksoi se MPB-ja do të veprojë në rastet në të cilat janë shkelur të drejtat materiale të autorëve dhe botuesve të librave.

Marketing

“Byroja për zhvillimin e arsimit nuk i ka dhënë autorizim askujt për botimin e librave. Nëse më tregoni se ku janë, atëherë këtë do ta paraqesë në MPB siç kam vepruar edhe në raste të mëhershme, kur kam pasur njohuri se një gjë e tillë ka ndodhur dhe në këto raste kemi vepruar.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.

Carovska më tej shtoi se inspektorët e arsimit janë tërë kohën në teren që të kontrollojnë se a shfrytëzohen libra të fotokopjuar për nxënësit e klasës së katërt. Ajo bëri thirrje edhe një here deri te shkollat që të shfrytëzohen versionet digjitale.

“MASH është e furnizuar me versionet e shtypura të librave, bëhet fjalë për 20 për qind nga tirazhi i përgjithshëm i nevojshëm, dhe këto libra janë dorëzuar në shkolla që tu jepen nxënësve, që nuk kanë energji elektrike në shtëpi që ti kenë për të mësuar dhe një pjesë prej librave do t’u jepen bibliotekave shkollore.”,- u shpreh ministrja e arsimit, Milla Carovska.

Carovska më tej shtoi se gjendja me pandeminë me Kovid-19 është stabile, dje ka pasur 0.01 për qind të infektuar dhe gjithsej ka 0. 27 për qind raste aktive në shkollat në mbarë vendin.

Marketing