Përfaqësimi i drejtë i bashkësive entnike ne institucionet shtetërore do të jetë nën lupën e komisionit kuvendor i themeluar gjatë javës me propozim të një grupi të deputetëtëve të Frontit Europian. 12 deputetë, anëtarë të komisionit do të vëzhgojnë punësimet që do të bëhen dhe në bashkëpunim me qeverinë, deri tek institucionet do të adresojnë remokandime obligative.
“Komisioni mund të japë rekomandime, mendime dhe konkluza, të cilat duhet të zbatohen nga organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet, lidhur me situatën për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive.”, shkruan në vendimin e miratuar për themelimin e komisionit mbikqyrës.
Komisioni, me mandat të përkohshëm, në vazhdimësi do të bëj kontrolle për të parë ecurin e punësimeve në baza etnike. Ky trup do të përpilojë dy raporte: të gjashtëmujorit të parë më së voni deri më 31 korrik, dhe raportin vjetor deri më 31 janar për vitin paraprak, të cilin do tia dorëzojë kuvendit. Themelimi i komisionit monitorues për përfaqësim adekuat të bashkësive etnike erdhi pas aktualizimit të shfuqizimit të balancuesit, e që Koalicioni VLEN e cilësoi si avancim në ligj me qëllim që të mos keqpërdordoren punësimet në baza etnike.