“Përfaqësues të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizituan Qendrën e Dialogut “Nansen” në Shkup
Në drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit të vendosur dhe komunikimit të rregullt, përfaqësues të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) realizuan vizitë te shoqata qytetare Qendra e Dialogut “Nansen” në Shkup (QDN), ku realizuan takim pune me Veton Zekollin, drejtor ekzekutiv i qendrës.
Në kuadër të vizitës, Zekolli prezantoi aktivitetet e shoqatës. Përfaqësuesit e Agjencisë vizituan edhe qendrën e trajnimit që ofron aftësim treshkallësh të kuadrit pedagogjik sipas modelit të arsimit të integruar “Nansen”.
Palët shprehën kënaqësi nga mundësia e këmbimit të drejtpërdrejtë të përvojave dhe shqyrtimit të kapaciteteve që i ka qendra e trajnimit, duke theksuar se mbeten të hapur për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të deritanishëm.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës
Për më shumë ndiq linkun:
Përfaqësues të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizituan Qendrën e Dialogut “Nansen” në ShkupNë drejtim të vazhdimit të…
Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Jeudi 3 octobre 2019