Përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Gjermanisë: Përkrahni strukturat legjitime të FFK

Viti 2019 ka qenë një vit i mbushur me shumë ngjarje në futbollin kosovar.Kosova pati një rrugëtim të jashtëzakonshëm në kualifikueset e Euro 2020, ku për fat të keq nuk arriti të merrte biletën për të kaluar tutje.

Marketing

Por, në muajt e fundit të vitit pati edhe disa lëvizje brenda strukturave të FFK, ku u synua të ndërrohet udhëheqësia.

Duket se përfaqësuesit nga Federata gjermane kanë përcjell një mesazh të qartë për këto ndodhi.

“Kosova është më afër se kurrë që të bëjë historinë. Jeni në piedestalin më të lartë. Përkrahini strukturat tuaja legale” ka thënë përfaqësuesi gjerman, në mbrëmjen ‘Laureatët 2019’, transmeton lajmi.net.

Kosova do të ketë një mundësi të artë që të shkojë në Euro 2020, përmes Ligës së Kombeve. Problemet në FFK nuk do t’i bënin favor skuadrës kombëtare.