Dje, gjatë vizitës në zonën e pestë, sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, nënkryetarët Arben Labenishti dhe Bekim Sali, si dhe sekretari organizativ, Bashkim Murtezi, qëndruan në f. Nerovë të Krushevës, ku u pritën nga fshatarët dhe zhvilluan një bashkëbisedim për gjendjen përgjithshme të shqiptarëve në atë zonë, si dhe për nevojat e veçanta të këtij fshati.
Përfaqësuesit e lartë të Alternativës i njoftuan nikoqirët edhe për zhvillimet e fundit në kampin opozitar shqiptar dhe për rrethanat e reja, që po krijohen, të cilat po e hapin rrugën për një ndërrim të qeverisjes edhe në kampin politik shqiptar.
Gjithmonë ka Alternativë.