Përfaqësuesit e PDSH-së realizuan takim me Ambasadorin Jan Petersen

Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Azem Sadiku, si dhe anëtarët e kryesisë qendrore – Bekim Fazliu dhe Bardhyl Dauti, sot në Shkup realizuan takim me shefin e misionit mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Ambasadorin Jan Petersen. Temë e bisedës ishte fushata dhe procesi i organizimi të referendumit të 30 Shtatorit.

Marketing

Në këtë takim përfaqësuesit e PDSH-së e siguruan shefin e misionit mbikëqyrës të OSBE-ODIHR se Partia Demokratike Shqiptare do të angazhohet maksimalisht për një fushatë demokratike, si dhe për një proces të rregullt të votimit, ku qytetarët e Maqedonisë do të mund lirshëm të shprehen në referendumin e 30 Shtatorit.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Marketing