Përfitimet e jashtëzakonshme të agjërimit çdo ditë

Agjërimi në baza ditore për muaj me radhë, i cili kërkon të mos hahet asgjë për një ditë, mund të sjellë një numër të madh të përfitimeve shëndetësore, sipas një studimi.

Marketing

Agjërimi në baza ditore përmirësoi sistemin kardiovaskular, shtypjen e gjakut dhe rrahjet e zemrës pas katër javësh, raportuan studiuesit në revistën ‘Cell Metabolism’ të martën, transmeton lajmi.net.

Njerëzit që ndoqën planin e agjërimit për gjashtë muaj gjithashtu kishin nivele më të ulta të kolesterolit të “keq” dhe triglicerideve, në krahasim me ata që hanin rregullisht.
Në përgjithësi, ata morën rreth 37% më pak kalori, humbën peshë dhe kishin një “shpërndarje të përmirësuar të yndyrës”, duke ulur yndyrën e tyre në bark 14% më shumë.

Studiuesit nuk panë efekte të dëmshme nga agjërimi në baza ditore edhe pas gjashtë muajsh tek vullnetarët, duke përfunduar se strategjia duket të jetë aq e dobishme sa kufizimi i kalorisë ditore.

Njerëzit mund të tolerojnë lehtësisht shmangien e ushqimit për një ditë të tërë, tha Dr. Thomas Pieber, një nga autorët e studimit dhe kryetar i Departamentit të Mjekësisë së Brendshme në Universitetin Mjekësor të Graz në Austri. 

Marketing