Përfitimet shëndetësore nga mjalta dhe kanella

Mjalta dhe kanella janë dy përbërës që kanë shije të mrekullueshme nëse i bëni bashkë. Ato mund të i kombinoni edhe me përbërës të tjera e të keni një ushqim të mahnitshëm.
Mirëpo shija e tyre e mrekullueshme nuk është e gjitha çfarë mund të përfitoni me këta dy përbërës.

Marketing

Për mijëra vjet, njerëzit kanë përdorur këto dy përbërës për të kuruar disa sëmundje shëndetësore. Në fakt praktikat tradicionale të mjekësisë kineze përdorën kanellën si një mënyrë për të ulur temperaturën e shkaktuar nga sëmundjet apo infeksionet.

Kanella dhe mjalta mund të përdoren edhe për të larguar toksinat nga trupi, për të lehtësuar dhimbjet si dhe për të mundur dehidrimin.

Duke pas parasysh faktin që bletët marrin nektarin nga bimët, natyrisht shumë nga antioksidantët që janë në ato bimë depërtojnë në nektar, dhe pastaj në mjaltë. Antioksidantë gjithashtu kanë qenë të lidhura me zvogëlimin e rrezikut të sulmeve të zemrës, e disa llojeve të kancerit, si dhe shëndetin e syrit, sipas hulumtimit.

Mjalti është përdorur prej kohësh si një ilaç për kollën, dhe për shkak të kësaj, është një përbërës kryesor në shumë pika pwr kollw. Mjekët (dhe gjyshja juaj) mund të përshkruajnë edhe mjaltë të përzier me lëng limoni të ngrohtë kur përballen me një dhimbje të fytit ose kollë.

Ndërsa, sa përket kanellës, ajo nuk mund të ju jap aq shumë energji sikurse mjalti, mirëpo do ju stabilizoj nivelin e energjisë suaj. Kjo duke stabilizuar sheqerin në gjak, e që e bën kanellën një mundësi të mirë për personat me diabet.
Siç edhe mund ta shihni, vetitë dhe aftësitë e mjaltës dhe kanellës janë mahnitëse. Ndërsa përzierja e tyre së bashku mund të sjellë shumë të mira shëndetit tuaj.

Marketing