Në procedurë parlamentare kanë hyrë propozim ndryshimet e Ligjit për Policinë Financiare. Përmes ndryshimeve parashikohet mekanizëm i pavarur kontrollues për punën e personave me ingerenca policore.
Kjo është në pajtim me ndryshimet e reja ligjore të Ligjit për Prokurori Publike përmes të cilit është paraparë që të formohet një sektor i ri për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale në kuadër të PSP-së.
Ky sektor do te hetoj veprat e kryera nga personat me kompetenca policore. Ndërsa ky përcaktim ka për qëllim të siguroj edhe objektivitet dhe paanshmëri gjatë rasteve kur ekziston dyshimi se janë kryer vepra penale nga ana e personave me kompetenca policore.
Me ndryshimet ligjore përforcohen edhe kompetencat e drejtorit të Policisë Financiare. Para nënshkrimit të marrëveshjes për punë, nëpunësit do ti nënshtrohen edhe një kontrolli të sigurisë.