Ballina Lajme Shqipëri Përfshihet nga flakët masivi me pisha në Voskopojë

Përfshihet nga flakët masivi me pisha në Voskopojë

Prej disa orësh zjarri ka përfshirë masivin me pisha të fshatit Krushovë të Njësisë Administrative të Voskopojës.

Marketing

Mjete zjarrfikëse të Bashkisë së Korçës dhe Forcat e Armatosura janë në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Sakaq drejt Korçës është nisur një helikopter ku ndodhet edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Nga Pashalimani drejt Voskopojës ku para pak minutash shpërtheu një vatër zjarri në pyllin me pisha pranë fshatit Krushovë. Forca zjarrfikëse nga detasmenti i mbrojtjes civile dhe forcat e Bashkisë Korçë po shkojnë me shpejtësi për të shmangur më të keqen.”, shkruan ministri në një status në Facebook.

Marketing
Exit mobile version