Ballina Aktuale Zjarret në RMV, Maksuti: DMSH në dispozicion të plotë

Zjarret në RMV, Maksuti: DMSH në dispozicion të plotë

Fatkeqësitë e ndryshme natyrore sic janë termetet, përmbytjet apo zjarret që ditëve të fundit shkrumbuan pyjet dhe fshatrat, paraqesin sfidë serioze për gatishmërinë e institucioneve. Çdo fatkeqësi të cilën e ka kaluar vendi paraqet një leksion shtesë për të përmirësuar gabimet e kaluara si dhe për ti përforcuar resurset qofshin ato në pajisje apo resurse njerëzore. Në këtë drejtim Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim qëndron në dispozicion të plotë në përballje me cdo fatkeqwësi natyrore, sic eshte edhe kjo e fundit me zjarret, theksoi për TVM2 drejtori i ketij institucioni Bekim Maksuti. Madje, perveç punës në terren, ajo asiston me resurset e saja edhe për institucionet tjera mbrojtëse.

Marketing

“Mund t’ju siguroj që Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bën të pamundurën duke ju asistuar edhe me pajisje të tjera, institutucioneve tjera siç është armata. Ne i kemi vënë të gjitha resurset tona në shfrytëzim të këtyre institucioneve në menyrë që të përballemi sa më lehtë dhe të arrijmë të vendosim nën kontroll zjarret. Mund të siguroj që pjesa më e madhe e tyre janë vënë nën kontroll.”, theksoi për TVM2 drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti.

Maksuti dha edhe një mesazh për të gjithë qytetarët e vendit. Sipas tij të gjithë duhet të jemi sy-hapur, kontribues për të parandaluar dhe për të mos shaktuar fatkeqësi. Mjafton që një qytetarë posa sheh zjarrin, të lajmërojë menjëherë tek organet kompetente.

“Kushdo që sheh një zjarr, sado që i vogël, sado që pak në fillim të jetë, të merr hapat e para për shuarjen, të tregon përgjegjësi qytetare, duke mos pritur që dikush tjetër të kryej punën për të, të thërret urgjencën apo njësinë e zjarrfikesve, sepse nga ky moment jemi në situata ku ne jemi të shpërndarë.”, tha Maksuti.

Për tu ballafaquar me fatkeqësi të tilla është jashtezakonisht e vështirë, theksoi Maksuti, andaj edhe ndihmat jasht vendit janë të mirëseardhura. Ditëve të fundit, si pasoje e zjarreve shkrumbuese që kapluan shumë rajone në pjesën lindore të vendit, shumë shtete ofruan ndihmë qoftë me pajisje por dhe me resurse njerëzore.

Marketing
Exit mobile version