Në një shtëpi në fshatin Shipkovicë të Tetovës sot pasdite ka shpërthyer zjarr, njoftojnë nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë.
Menjëherë pas paraqitjes së rastit, dy automjete të zjarrfikësve kanë dalë në terren për të shuar zjarri, ndërkohë deri në këto momente, zjarri vetëm se është lokalizuar, ndërsa objekti i banimit vazhdon edhe më tej të digjet, shkaku i terrenit të vështirë për qasje, dhe pamundësisë që makinat për shuarje të ofrohen afër vatrës së zjarrit.
Sipas informatave nga terreni, shtëpia në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë e banuar, por me intervenimin e fshatarëve, personat janë evakuuar nga objekti pa pësuar lëndime.
Ndërkohë nga EVN Maqedoni, është intervenuar po ashtu në ç`kyçje të energjisë elektrike, shkaku se flakët që kanë kapluar objektin e banimit, janë afër njërit nga shpërndarësit e tensionit të lartë të energjisë elektrike.
Bashkë me zjarrfikësit, në shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e fshatit Shipkovicë.