Përfshihet nga flakët trageti me 300 persona në bord

Një traget me 300 persona në bord është përfshirë nga flakët në brigjet suedeze në Detin Baltik.

Marketing

Sipas të dhënave paraprake, trageti “Stena Scandica” ka mundur të ndalojë pranë një ishulli të pabanuar në jug të Stokholmit.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Trageti “Stena Scendica” , është ndërtuar në vitin 2005 dhe është në pronësi të kompanisë Stena Line. Ai operon midis Nynashamn në Suedi dhe Ventspils në Letoni dhe ka një kapacitet prej 970 personash.

Tragetet e tipit Ro-Pax kanë qenë në qendër të disa incidenteve në të kaluarën. Një nga rastet më të njohura është ai i Norman Atlantic, i cili u dogj në brigjet e Pulias natën e 28 dhjetorit 2014, i cili shkaktoi vdekjen e 32 personave.