Përfshihet nga zjarri bodrumi i Komunës së Tetovës

Vetëm disa orë pas shpërthimit të zjarrit në komunën e Tetovës, Policia e Tetovës përmes kamerave të sigurisë së komunës ka identifikuar personin që me qëllim ka vënë zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës flasin të dhënat e televizionit Alsat brenda Policisë së Tetovës. Dhe pse zyrtarisht ende nuk bëhet publik identiteti i piromanit, megjithatë burime nga komuna e Tetovës bëjnë të ditur se zjarri është vënë qëllimisht dhe se dyshohet të jetë si pjesë ë skenarit te opozitës për të tentuar destabilizimin. Po ashtu burime të Televizionit Alsat bëjnë të ditur se policia tashmë është vënë ne kërkim të personit i cili ndezi një pjesë të arkivit të komunës mbrëmjen e sotme me çrrastë u dogj një pjesë e dokumenteve të arkivit komunal si dhe materiali zgjedhor i viteve 2017-2019. Gjatë ditës së nesërme Policia e Tetovës por edhe komuna pritet të dalin me detaje më të hollësishme për zjarrin dhe qëllimin e vënies së tij. /Alsat.mk

Marketing

Është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme një pjesë e bodrumit të komunës së Tetovës me ç’rast është djegur një pjesë e materialit zgjedhor te viteve 2017-2019 dhe disa dokumente të arkivit komunal. Zjarri është vënë shpejt nën kontroll nga zjarrfikësit ndërsa pas vetëm një ore i njëjti është shuar krejtësisht. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që u përhap në bodrumin e komunës ndërkohë që në vend ngjarje vazhdojnë të jenë një ekip e Policisë së Tetovës. Pritet që të hapen kamerat e sigurisë nga ana e sigurimit të komunës që të shishet nëse zjarri është vënë qëllimisht apo ka të bëj me problem të energjisë elektrike e cila dyshohet që të ketë shkaktuar zjarrin. Pritet që ditëve në vazhdim, të publikohet nga organet komunale nëse është djegur ndonjë material i rëndësishëm apo jo. /Alsat.mk