Përfshirja e mundshme e Alternativës në Qeveri, ja çfarë thotë Mickoski

-Nëse ka politikanë të tillë që ende përmes politikës shohin një lloj tregtie, atëherë më falni por unë nuk jam mbështetës i tyre, kjo u tha mes tjerash në komentin e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në lidhje me përfshirjen e mundshme të Alternativës në Qeveri, përcjell TV21. Mickoski thotë se LSDM-ja në krye me Zoran Zaev nuk mund të sigurojnë ardhmëri për vendin.

Marketing

“Unë i di qëndrimet e e z.Gashit, sepse kemi komunikim për funksionimin e kësaj Qeverie, por ai është kryetar i partisë politike që ka strukturat e veta, ka udhëheqësi, bashkëpunues dhe supozoj që do të merr vendim që do të jetë më e mira për anëtarët e kësaj partie, për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për ardhmërinë e Maqedonisë, nëse ai mendon që ardhmëria është Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Zoran Zaev, atëherë më vjen keq, por ne kemi qëndrime të ndryshëm në këtë çështje”, tha mes tjerash Mickoski.

Marketing