Përfundim i pikëllueshëm i dashurisë së Norës nga Iraku, me Bobin nga Maqedonia e Veriut

Kur para dy vitesh u publikua rrëfimi për policin maqedonas doganor; Bobi Dodevski nga Kumanova, me migranten Nora nga Iraku, pothujase të të gjithë mendonin se dashuria e tyre është si nëpër romane. Për ta shkruan të gjithë në rajon e më gjerë, artikuj gazetaresk, intervista për dashurinë e tyre që u krijua në qendrën tranzitore të migrantëve në Tabanoc, se si Nora nga myslimane u konvertua në të krishtere, edhe pse familja e saj nuk e lejonte një martesë të tillë. Një rrëfim për të cilin flitej kohë të gjatë, shkruajnëmediat verimaqedonase informon Shtegu.com.

Marketing

Megjithatë, dashurisë së tyre i erdhi fundi. Çifti është ndarë, edhe pse vetëm para një viti i kishte lindur një djalë. Nora është kthyer në Irak, ndërsa Bobi gjendet në Kumanovë.

“Me Norën nuk jemi së bashku tash e një vit. Ajo u kthye në Irak, unë jam këtu. Kaq mund të them. Ne i dimë arsyet dhe mbeten ashtu siç janë”, theksoi Bobi.
Para se të kthet, Nora ka deklaruar se arsyet për të cilat po kthehet në Irak janë se tani gjendja është më e sigurt dhe ka dashur t`u ndihmojë migrantëve në vendin e saj.

Vetëm sa për rikujtim: Nopra ishte arratisur me familje nga Iraku, pasi Shteti Islamik e kishte rrëmbyer babain e saj dhe i janë dashur shumë të holla për ta liruar. Të frikësuar nga gjendja në vend, ata ishin nisur për në Gjermani, njofton Shtegu.com. Por, në qendrën tranzitore të migrantëve në Tabanoc ishte njohur me Bobin, në të cilin për një kohë të shkurtër ishte dashuruar. Pas pak kohe, ata bënë darsëm dhe Nora u konvertua në të krishtere.