Përfundoi dëgjimi i “bombave” të para në rastin “Titanik”

Në Gjykatën penale përfundoi seanca e sotme në të cilën u dëgjuan “bombat” për lëndën “TitaniK” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën janë të akuzuar disa ish-funksionarë për zgjedhjet në vitin 2012.

Marketing

Në një pjesë të “bombave” u dëgjuan biseda mes ish-ministrit të Transportit, Mile Janakieski, Martin Protugjer, shef i Kabinetit të ish-kryeministrit dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, në të cilat bisedojnë se si të animohen votuesit për zgjedhjet që u mbajtën në vitin 2012.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, shtatë nga gjithsejt 1.063 “bombar” do të dëgjohen pa praninë e opinionit sepse në të ka biseda private.

Mbrojtja sot kërkoi që “bombar” fare të mos lëshohen dhe i kontestoi si dëshmi valide.

“Propozimi im që e parashtrova sot në Gjykatë nuk ishte për besueshmërinë e dëshmive dhe për atë që tashmë është vendosur, por duke pasur parasysh se fillohet me prezantim të materialit, propozova të sigurohet, të mund të dëshmohet apo tregohet nëse këto materiale të xhiruara që janë parashtruar në Gjykatë kanë origjinalin e vet, nëse janë origjinale apo ndërkaq, janë xhirim i dytë, i tretë apo ndonjë xhirim tjetër që parashtrohet në Gjykatë”, deklaroi avokati Elenko Millanov pas përfundimit të seancës së sotme.

Këtë, theksoi, e bëra në drejtim të dispozitës ligjore e cila thotë se vetëm origjinali dhe dëshmitë origjinale mund të jenë lëndë e nxjerrjes si dëshmi në procedurë gjyqësore.
“Mu edhe propozimi im nuk është cekur deri më tani dhe nuk mund të ceket, sepse origjinaliteti i dëshmisë kontrollohet para prezantimit të saj”, tha Millanov.

I pyetur si do të reagojë ndaj vendimit të gjykatësit Osman Shabani, lënda të shqyrtohet deri në orën 18:00, Millanov theksoi se ligji vetëm e cakton vendin ku do të mbahet gjykimi, por jo edhe kohën.

“Mendoj se orari i këtillë i punës nuk do të vazhdojë sepse nëse Gjykata vendosë për orarin e vet të punës, duhet të mendojë edhe për orarin tonë të punës, sepse edhe ne kemi orar të punës i cili është i kufizuar me odën e avokatëve dhe institucionet e tjera. Nuk besoj, e posaçërisht jo në situatën në të cilën njëra nga të akuzuarat është në pushim të lehonisë, se do të vazhdojë orari i tillë i punës”, tha Millanov.

Sipas tij, mbajtja e lehonës më gjatë se dy deri tre orë në ditë është problematike edhe për shëdnetin e fëmijës edhe për shëndetin e saj. Prandaj, siç tha, duhet t’u lihet ndërgjegjes së gjykatësve dhe të atyre të cilët vendosinpër atë se sa gjatë duhet të zgjasin seancat. “Konsideroj se nuk mund të vihet tek aktvendimi me mbajtje të seancave të gjata”, tha Millanov.

Avokati Petar Vasilev deklaroi se sot procedura erdhi në fazën kur Prokuroria i nxorri dëshmitë me riprodhim të audio xhirimeve.
“Mbrojtja propozoi të refuzohet propozimi i këtillë i PSP-së, përkatësisht të mos lejohet riprodhimi i audio xhirimeve nga arsyeja e thjeshtë që neni 12 i Ligjit për procedurë penale në mënyrë të qartë dhe decide konstaton se nuk mund të përdoren çfarëdo lloj dëshmish të cilat janë përfituar në mënyrë joligjore.

Ne e dimë qëndrimin edhe të Gjykatës edhe të Prokurorisë, ndërsa prokuroria disa herë tenton që dëshmitë t’i bëjë t[ë ligjshme, megjithatë nuk është me rëndësi se si dëshmitë kanëa rritur në PSP dhe nëse kanë arritur në mënyrë ligjore apo joligjore, por është me rëndësi se si ato janë krijuar. Krijimin e audio xhirimeve e jep edhe vetë ligji për themelim të PSP-së me të cilin është konstatuar se ndjekja është e paligjshme”, theksoi Vasilev.

Ato, theksoim nuk mund të jenë lëndë e procedurës penale dhe nuk mund të jenë dëshmi në procedurë penale dhe në bazë të tyre nuk mund të bazohet vendimi gjyqësor.

“Nuk e di për cilat shkaqe Gjykata nuk e pranoi argumentimin juridik të mbrojtjes dhe me forcë vazhdon t’i riprodhojë materialet. Nuk shoh se çfarë vepre penale doli nga ato materiale që sot mundëm t’i dëgjojmë”, tha Vasilev.
Për lëndën “Titanik”-u, PSP ka parashtruar 5.910 dëshmi materiale dhe ka propozuar 191 dëshmitarë.

Të akuzuar janë ish-kryeminsitri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, RObert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, skatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Marketing