Përfundoi karvani për vaksinim kundër Kovid-19 që u realizua gjatë dy javëve të kaluara.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se gati 41,2 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza, ndërsa vetëm shtatë për qind me dozën e tretë përforcuese, por me karvanin pritet që ai numër të rritet.
Karvani filloi më 21 mars nga Shuto Orizari dhe përfundoi në Strugë. Janë vizituar rreth 14 zona urbane dhe rurale në të gjithë vendin. Qytetarët patën mundësinë të vaksinohen kundër Covid-19, por edhe të informohen për vaksinimin dhe përfitimet e tij.