Në orët e vona të mbrëmjes përfundoi rekonstruimi i njërës anë të bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar. Shprehim faleminderimin tonë ndaj Qytetit të Shkupit dhe mirënjohje për punën e palodhshme të Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe Rrugicat” që respektuan kërkesën e Komunës së Çairit dhe qytetarëve të saj dhe në kohë shumë të shpejt u përkujdesën për sanimin e tërësishëm të kësaj pjese të bulevardit duke përfshirë edhe shenjëzimin e saj.
Faleminderojmë qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë procesit intenziv të punës dhe i lus edhe për pak durim deri në rekonstruimin edhe të pjesës së mbetur. Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit do të jenë në koordinim të vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të bulevardeve.