Përfundoi Takimi Zaev-Gashi, ja për çfarë u morrën vesh

Nuk ka marrëveshje për koalicionim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi.

Marketing

“Sigurisht se zgjati takimi. Ishte takimi i parë… Biseduam për bashkëpunimin eventual në qeverinë e ardhshme në të cilën, partnerët aktual, i ftojmë ata që të na bashkëngjiten në Qeveri. Porosia e parë që e dërguam tek ata është se Maqedonia e Veriut është para një vendimi të rëndësishëm dhe ai është pritshmëria që në dhjetor, të arrijmë synimin shumëvjeçar dhe ai është – miratimi i kornizës negociuese në Samitin për punë të përgjithshme dhe ta caktojmë seancën e parë ndërqeveritare, gjegjësisht të fitojmë datën për nisjen negociatave”, tha Zaev, transmeton TV21.

Zaev ka treguar se te Alternativa ka ndasi se a duhet të hyhet në Qeveris, pas siç tha, deri para një jave ata kanë qenë në ofensivë për të rrëzuar Qeverinë, gjegjësisht BDI-në.

“Te ata ka ndasi se a duhet të hyhet në Qeveri apo jo. Kjo është logjike edhe për mua, sepse para një jave ata ishin në ofensivë, përcaktim që të shkojë kjo Qeveri, gjegjësisht BDI siç ata e thanë. Por, definitivisht përgjegjësia para shtetit i bëri që të gjenden para kësaj sfide. Organet e Alternativës do të duhet të shqyrtojnë të gjitha aspektet për të cilat folëm sot, por këtë duhet ta bëjnë edhe LSDM dhe partnerët e koalicionit”, tha Zaev pas takimit./