Ka përfunduar edhe takimi i tretë mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi.
Pas takimit të kreut të Qeverisë, Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, ky i fundit tha shkurt se ka përparime në negociata pa precizuar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme pritet të ketë edhe një komunikatë zyrtare nga ana e Qeverisë për këtë takim. Ky është takimi i dytë i kreut të LSDM-së dhe të Alternativës, për takimin e radhës nuk bëhet e ditur asgjë.