Përfundoi takimi Zaev – Kasami, ja çfarë janë dakorduar? (VIDEO)

Në Qeverinë e Maqedonisë ka përfunduar takimi midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.  Burime qeveritare theksuan për INA se takimi ka zgjatur më shumë se një orë ku janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese, por edhe kërkesat që janë amendamente të Lëvizjes BESA sa i përket çështjeve shqiptare.

Marketing

Në këtë takim është konfirmuar se janë marrë vesh për formimin e grupeve të punës mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe Lëvizjes BESA për të biseduar rreth amendamenteve të propozuara.  Përmes këtyre grupeve do të formulohen dhe detajohen ndryshimet që kërkon Lëvizja BESA, e cila në fund do të vendos se a do të votojë pro apo kundër amendamenteve që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese rreth emrit të ri Maqedonia e Veriut.

Lëvizja BESA ka propozuar amendamente që gjuha shqipe të nënvizohet në Kushtetutë si gjuhë zyrtare, ndërsa tek shtetësia të hiqet emërtimi maqedonas dhe të mbetet vetëm fraza qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Kasami hyn në Qeveri, Zaev e pret në zyre!

Kasami hyn në Qeveri, Zaev e pret në zyre!Заев го пречека Касами во владата за да разговараат за уставните промени

Publiée par TV21 sur Vendredi 4 janvier 2019