“Përfundoi turneu i futbollit organizuar nga Forumi Rinor Çair i mbështetur nga Dega Çair.
Sporti gjithmonë ka bashkuar rininë e Çairit, ku të gjitha këshillat vendore rinore morën pjesë në turneun që u mbajt me 16/17 Nëntor.
Në këtë aktivitet rinor me qëllim rekreativ, morën pjesë 12 ekipe të formuara nga forumet rinore të këshillave vendor. Turneu zgjati dy ditë, hapjen e turneut e bëri kryetari i Forumit rinor në nivel republikan Avni Rustemi së bashku me deputetin Artan Grubi dhe kryetarin e komunës së Çairit z.Visar Ganiu. Ndërsa përmbyllja e turnirit u bë nga kryetari i degës së Çairit z. Izet Mexhiti.
Vendin e tretë fitoi Këshilli Vendor Dizhoni 2,ndërsa në finalen ku u ndeshën Këshillat Vendore Skender Metallari dhe Dizhoni 1 fituan djemtë nga këshilli vendor Dizhoni 1. Këtu nuk ndalemi shihemi në evenimentet që do të vijnë së shpejti.” – shprehen nga Forumi Rinor Çair