Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas kanë përfunduar bisedimet e zhvilluara në Bjellorusi që synojnë ndërmjetësimin e paqes në mes të konfliktit në vazhdim.
Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim, raporton Reuters.
Pritjet për një zgjidhje paqësore nuk kanë qenë të larta përpara takimit të së hënës.
Ukraina tha se donte një armëpushim dhe tërheqje ruse, ndërsa Kremlini tha se nuk do të shpallte qëndrimin e saj. Negociatorët rusë kanë folur për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve.