Përfundojnë përgatitjet për Mbrëmjet e 57-ta strugane të poezisë

Përfundojnë përgatitjet e fundit për Mbrëmjet e 57-ta strugane të poezisë që do të mbahen nga data 22 deri më 27 gusht në Strugë.
Detajet rreth edicionit të sivjetshëm, Drejtoria e MSP do t’i komunikojë sot në konferencë për shtyp.

Marketing

Manifestimi do të fillojë të mërkurën e ardhshme paradite me mbjellje të një peme në Parkun e poezisë në nder të fituesit të mirënjohjes më të lartë “Kurora e artë” për vitin 2018, poetin polak Adam Zagajevski. Hapja zyrtare e mbrëmjes me ndezjen e flakadanit të festivalit dhe leximit tradicional të poezisë së Konstantinit “T’ga za jug” para Shtëpisë së poezisë. Pastaj pason Leximi ndërkombëtar poetik “Meridiane poetike”.

Çmimi prestigjioz “Kurora e artë” Zagajevskit do t’i dorëzohet në mbyllje të festivalit, në lexim tradicional poetik “Ura” kur do të ndahen edhe çmimet “Urat e Strugës”, që e ndajnë Mbrëmjet strugane të poezisë dhe UNESKO për librin më të mirë debitues, ndërsa fituesi i sivjetshëm është Pauli Tapio nga Finlanda, si dhe “Vëllezërit Milladinovci” fitues i të cili duhet të shpallet gjatë edicionit të festivalit.

Pjesë të manifestimit janë edhe leximet poetike, poezia në rrugë, simpoziume, homazhe, mbrëmje pa shenja pikësimi.