Përfundojnë procedurat për Liqenin e Treskës në Saraj, gati edhe invetimet kapitale

Komuna e Sarajit është në fazën finale të procedurave administrative për Liqenin e Treskës dhe më pas të fillojë realizimi I investimeve kapitale.

Marketing

Këshilli Komunal, ka kaluar edhe propozimen e I komunës së Sarajit, I cili ka marë edhe pëlqimin e  Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për ndryshime në planin urbanistik të Liqenit Treska, dhe më pas  të shpallet zonë e lirë turistike, për tu realizuar investimet kapitale në këtë vendë.

Kreu I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, gjatë fushatës zgjedhore  paralajmëroi investime kapitale tek Liqeni I  Treskës, dhe zhvillimin e turizmit në këtë pjesë të Shkupit.

Bexheti, në elaborimet e tij ka thënë se ka siguruar edhe investitorin nga jashtë që do të jetë një investim shumë I madh kapital, jo vec për komunën e Sarajit, por në përgjithësi për Maqedoninë e Veriut që do të ketë hapje të persepktivës për komunëne Sarajit.

Liqeni I Treskës do të bëhet qendër rekreative  më e madhe në vend dhe do të promovoj turizmin local të Sarajit.

Sipas, informacioneve punimet pritet të fillojnë nga vitit I ardhshëm nga investitorët.