Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, sot do të marrë pjesë në promovimin e përfundimit të punëve ndërtimore për rregullimin e Lumit të Likovës.
Në ngjarje do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim të KB-së, Luiza Vinton dhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.