Përfundon aksioni i policisë në Veri të Mitrovicës (Video)

Policia e Republikës së Kosovës, ka mbajtur aksion për ndalimin e kontrabandës, e ndër tjera ky aksion është shoqëruar me tensione në veri të vendit.

Marketing

Nga ky aksion, u arrestuan dhjetëra  qytetarë e policë serb, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur katër policë serb. Ende nuk është bërë e ditur se kush kanë qenë personat që e sulmuan policinë.

Përveç sulmit, policisë i është penguar aksioni edhe përmes barrikadave të vendosura në rrugë.

Ndërsa tani që aksioni ka përfunduar, policia ka filluar largimin nga pjesa veriore.

Në pamjet e siguruara nga Express, shihet momenti i largimit nga veriu, që shënon edhe përfundimin e aksionit.

Marketing