Ka përfunduar baras ndeshja në mes Strasbourg – Paris Saint Germain, e vlefshme për xhiron 35 në Ligue 1.
Ka përfunduar me rezultat të barabartë 3:3 ndeshja në mes Strasbourg – PSG.
Ekipi vendas ka marrë një pikë shumë të rëndësishme në luftën për garat evropiane.
Ishte Kevin Gameiro në minutën e 3` shënoi t`ia dhuruar epërsinë Strasbourgut.
Në minutën e 23` Mbappe shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, shkruan lajmi.net.
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë nga të dy skuadrat.
Ishte Achraf Hakimi i cili gjeti golin e epërsisë për PSG, në minutën e 64` të ndeshjes.
Mbappe pas vetëm katër minutash shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në takim/
Përkundër disavantazhit prej dy golash Strasbourgu nuk po ndalej dhe kërkonte ta ngushtonte epërsinë.
Po zhvillohej minuta e 75` kur Verratti shënoi autogol, për rezultatin 2:3.
Kur po mendohej se gjithçka kishte përfunduar Caci në minutat shtesë për të barazuar rezultatin në 3:3.
Kështu pas këtij barazimi ekipi vendas morën një pikë shumë të rëndësishme dhe ngjiten në vendin e pestë me 57 pikë, ndërsa PSG në anën tjetër tashmë janë shpallur kampion.