Përfundon baras pjesa e parë e ‘çmendur’ mes Milanit dhe Interit

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit italian, AC Milan – Inter, që është duke u zhvilluar në “San Siro”, në kuadër të xhiros së 12-të në Seria A.

Marketing

Dy skuadrat italiane janë duke zhvilluar super ndeshje, ku rezultat momental është 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Inter fillimisht kaloi në epërsi, pas një penalltie që e fitoi Hakan Çalhanoglu, të cilën e konkretizoi vetë turke e pastaj edhe festoi ndaj ish skuadrës (11′).

Por, gëzimi i Milanit zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi pas një harkimi të Sandro Tonalit, Fikayo Tomori e goditi topin me kokë dhe pas një devijimi të De Vrij përfundoi në portë (17′).

Inter kishte edhe një tjetër rast të artë që të kaloi në epërsi, mirëpo Lautaro Martinez dështoi nga pika e bardhë (27′).

Milan pastaj rrezikoi përmes Rafael Leao, goditja e të cilit u ndal nga portieri Handanovic.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë, rezultoi të jetë 1 – 1.